
diaspora flet 2020

diaspora flet 2020

diaspora flet 2020

diaspora flet 2020

diaspora flet 2020
Promo
video
Edhe pak ditë na ndajnë
siguroni biletën tuaj tani!
Për të mundësuar realizimin e konferencës dhe për të mbështetur punën e Germin ndër vite, konferenca mund të ndiqet vetëm përmes blerjes së biletës, apo përmes sponzorizimit. Të gjitha shitjet e biletave dhe sponzorizimet janë 100% donacione për organizimin e konferencës dhe misionin e organizatës për të zhvilluar programe për afrimin e diasporës me vendin amë.
00
Days
00
Hours
00
Minutes
00
Seconds
rreth ngjarjes
Konferenca Lidere e Diasporës Shqiptare
Konferenca synon të lidhë profesionistë të industrisë, biznese, komunitete, aktivistë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të reflektuar mbi angazhimin e diasporës shqiptare në 20 vitet e fundit dhe për të eksploruar dhe reflektuar mbi rolin e saj në 20 vitet e ardhshme.
KU?
Kur?
19 - 21 NËNTOR 2020


Folësit tanë
FOLËSIT E KONFERENCËS
kalendari i konferencës
agjenda
DITA 1 19 Nëntor 2020
AVOKIMI DHE DIPLOMACIA
AVOKIMI DHE DIPLOMACIA
DITA 220 Nëntor 2020
BIZNESI DHE INVESTIMET
BIZNESI DHE INVESTIMET
DITA 321 Nëntor 2020
Kapitali njerëzor dhe edukimi
Kapitali njerëzor dhe edukimi



19 Nëntor 2020 - 15:00 - 15:30 CET
Hapja e konferencës
Bisedë e përqëndruar
by
Atifete Jahjaga
-
Keynote Speaker
.
Valbona Zeneli
-
Speaker
Ish-presidentja e Kosovës, znj. Jahjaga është shumë aktive në avokimin për çështjet më të rëndësishme për shoqërinë dhe shtetin e ri të Kosovës. Ajo ishte njëra nga iniciatoret e fushatave për drejtësi për gratë, të cilat ishin viktima të luftës 1998-99 në Kosovë. Zonja Jahjaga ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në promovimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe vazhdon të kontribuojë pozitivisht për imazhin e shtetit. Ndërsa si profesioniste, ajo ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Forcave të Policisë së Kosovës duke e bërë njërin nga institucionet më të besueshme në Kosovë dhe rajon. Në konferencën Diaspora Flet 2020, ajo do të flasë më shumë për rolin e saj diplomatik dhe mbështetjen e kauzave të rëndësishme shoqërore, por edhe çështjet e sigurisë, si një profesioniste në këtë fushë.

19 Nëntor 2020 - 15:30 - 16:00 CET
Hapësirë rrjetëzimi
Hapësirë për t'u njohur, takuar dhe krijuar bashkëpunime të mundshme me njëri-tjetrin dhe për t’u familjarizuar me platformën dixhitale të konferencës.


19 Nëntor 2020 - 16:00 - 17:00 CET
Panel diskutimi:
Angazhimi i diasporës 20|20 - Forcimi i bashkëpunimit
by
Avni Mustafaj
-
Moderator
Reflektim mbi 20 vitet e fundit të angazhimit të Diasporës Shqiptare. Çfarë kemi mësuar nga e kaluara, dhe çfarë mbart e ardhmja në 20 vitet e ardhshme? A kemi bërë sa duhet për të ndërtuar komunitetet tona në mënyrë sistematike? Deri në çfarë mase institucionet e vendeve amë kanë siguruar një platformë për t'u angazhuar?

19 NËNTOR 2020 - 17:00 - 17:30 CET
Fjalime inspiruese
Bisedat inspiruese do të përbëhen nga video 5 minutëshe nga njerëz me ide kreative dhe histori suksesi që ndërlidhen me diasporën. Pas të gjitha prezantimeve, do të stimulohet diskutim dhe bashkëpunim - folësit do të jenë të hapur për pyetje dhe përgjigje nga pjesëmarrësit.

19 NËNTOR 2020 - 17:30 - 18:00 CET
Hapësirë rrjetëzimi
Hapësirë për t'u njohur, takuar dhe krijuar bashkëpunime të mundshme me njëri-tjetrin dhe për t’u familjarizuar me platformën dixhitale të konferencës.


19 NËNTOR 2020 - 18:00 - 19:00 CET
Panel diskutimi:
Përfaqësimi politik i diasporës në vendet amë
by
Sihana Bejtullahu
-
Moderatore
Kush përfaqëson Diasporën në vendet e amë? Cila është situata me votimin jashtë vendit? Sa e përfshijnë partitë politike Diasporën në programet e tyre? Sa janë të përgjegjshme institucionet shtetërore ndaj diasporës? Sa ndikon diaspora në politikën e vendeve të origjinës?

19 NËNTOR 2020 - 19:00 - 20:00 CET
Diskutim paralel:
Diplomacia publike dhe digjitale
by
Gëzim Visoka
-
Moderator
Kuptimi dhe influencimi i qëndrimeve publike, përtej diplomacise tradicionale të qeverive, ka një rëndesi të madhe në rendin e sotëm botëror. Diplomacia publike mund të përbëjë një faktor thelbësor në pëlqimin, refuzimin apo perceptimin se si një vend, qytetaret dhe politikat e tij mund të ndikojnë dhe të ndryshojnë qëndrimet dhe vendimet e të tjerëve. Çfarë do të thotë Publik (përfshirë këtu përdorimin e burimeve të internetit - Diplomacine Digjitale) për shqiptarët në shekullin 21? Ku qëndrojmë ne në epokën e re digjitale? A po i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet në dispozicion për të markuar vendet tona në sferën digjitale si një komunitet i lidhur? Cila është situata aktuale e shqiptarëve në botën multilaterale, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë? Ku qëndrojmë ne për sa i përket legjitimitetit sipas parimeve ne marrëdhëniet ndërkombëtare? Këto janë disa nga pyetjet që do të kërkojnë përgjigje përmes këtij paneli, ku folës do të jenë diplomatët dhe studiues të politikës ndërkombëtare.



19 NËNTOR 2020 - 19:00 - 20:00 CET
Diskutim paralel:
Filmi "Table Stories"
by
Eroll Bilibani
-
Speaker
.
Samir Karahoda
-
Speaker
Federata e parë e sportit në Kosovë që pas pavarësisë fiton njohje ndërkombëtare është ajo e Pingpongut. Dy entuziastë lokal e shohin këtë si një mundësi të shkëlqyeshme dhe fillojnë të vetëfinancojnë seancat stërvitore për lojtarët e rinj. Njëri nga ta, pas shtatë vitesh qëndrimi në Gjermani me profesion moler dhe ping pongist profesionist kthehet në Kosovë, me shpresë që vendi pasluftës do të ofrojë prosperitet dhe mundësi të reja për punë.
Filmi bazohet në ngjarjet e vërteta. Edhe pse tregim lokal, pasqyrimi i jetës së përditshme do të analizojë fenomenin me të cilin përballen të gjithë sportistët dhe dështimin e tyre për shkak të mungesës së kushteve elementare për ushtrime.
Filmi është pjesërisht i financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Komuna e Prizrenit, dhe është në koproduksion me Televizionin Kulturor Europian ARTE.
Filmi bazohet në ngjarjet e vërteta. Edhe pse tregim lokal, pasqyrimi i jetës së përditshme do të analizojë fenomenin me të cilin përballen të gjithë sportistët dhe dështimin e tyre për shkak të mungesës së kushteve elementare për ushtrime.
Filmi është pjesërisht i financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Komuna e Prizrenit, dhe është në koproduksion me Televizionin Kulturor Europian ARTE.


19 NËNTOR 2020 - 19:00 - 20:00 CET
Diskutim paralel:
Arti dhe diplomacia kulturore
by
Fadil Berisha
-
Moderator
Në një botë gjithnjë e më të globalizuar dhe të ndërvarur, ku përhapja e teknologjisë së komunikimit masiv siguron që të gjithë të kemi ndaj njëri-tjetrit, një qasje më të madhe se kurrë më parë, diplomacia artistike dhe kulturore është thelbësore për promovimin e interesave kombëtare, si dhe nxitjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë botën . Numri në rritje i artistëve shqiptarë me ndikim në botë ka krijuar mundësitë për të promovuar kulturën shqiptare si dhe për të ndikuar që vende e tjera të promovojnë kulturën tonë gjithashtu. Duke marrë parasysh këtë, është e rëndësishme të diskutohet dhe të eksplorohet se si të famshmit shqiptarë mund të përdorin në mënyrë efektive famën e tyre si një mjet për të shtuar besueshmërinë dhe për të tërhequr vëmendjen ndaj kulturës shqiptare.


19 Nëntor 2020 - 20:00 - 21:00 CET
Diskutim me ambasadorët e SHBA
Eksplorimi i kontributeve kreative të diasporës
by
Behar Xharra
-
Moderator
Në këtë panel interaktiv, Ambasadori i Sh.B.A-ve në Kosovë, SH.T. z. Phillip S. Kosnett dhe Ambasadroja e Sh.B.A-ve në Shqipëri, SH.S. Znj.Yuri Kim do të diskutojnë se si diaspora mund të shfrytëzojë përvojën dhe aftësitë e tyre unike për të mbështetur zhvillimin e vendeve amë. Pyetjet dhe komentet nga publiku janë të mirë se ardhura.

20 NËNTOR 2020 - 15:00 - 16:00 CET
Panel diskutimi:
Investimet lokale dhe lidhjet e tregjeve - USAID Kosovo Export-Led Growth Activity
by
Skender Rama
-
Moderator
1. Cilat jane 3 (tri) sfidat kryesore me te cilat ballafaqohet diaspora kosovare ne te investoje me shume ne bizneset kosovare? A ka mundesi dhe si mundemi me i tejkalu ato?
2. A mendojne se nje fond i perbashket investiv privat, i etabluar/krijuar jashte vendit (SHBA, Holande, Luxembourg, Lichtenstein, Zvicer) dhe i menaxhuar bashkarisht nga profesionistet nga diaspora dhe kosova, dhe me pjesemarrjete insitucionale te fondeve te bankave zhvillimore do te ishte e mundshme per me e rrit kapacitetin prodhues dhe sherbyes te kompanive vendore ne tregjet e jashtme.
3. Ku dhe ne cka duhet te koncentrohen kompanite kosovare per me e permiresu mundesine per depertim ne tregjet e jashtme dhe bashkepunimin me te frytshem me diasporen kosovare?
2. A mendojne se nje fond i perbashket investiv privat, i etabluar/krijuar jashte vendit (SHBA, Holande, Luxembourg, Lichtenstein, Zvicer) dhe i menaxhuar bashkarisht nga profesionistet nga diaspora dhe kosova, dhe me pjesemarrjete insitucionale te fondeve te bankave zhvillimore do te ishte e mundshme per me e rrit kapacitetin prodhues dhe sherbyes te kompanive vendore ne tregjet e jashtme.
3. Ku dhe ne cka duhet te koncentrohen kompanite kosovare per me e permiresu mundesine per depertim ne tregjet e jashtme dhe bashkepunimin me te frytshem me diasporen kosovare?


20 NËNTOR 2020 - 16:00 - 17:00 CET
Panel diskutimi:
Ndikimi socio-ekonomik i COVID-19
by
Hilmi Gashi
-
Moderator
COVID-19 u ka shkaktuar shumë probleme ekonomike shqiptarëve në vendet e origjinës, por gjithashtu edhe në komunitetet e diasporës në të gjithë botën. Megjithëse komunitetet e Diasporës kanë qenë të ndikuar nga pandemia në shtetin e tyre rezident, ata kanë vazhduar të dërgojnë shumë më shumë remitanca në vendin e origjinës gjatë kësaj kohe. Çfarë është bërë për të adresuar shtresën e popullit në nevojë? Cilat janë çështjet më të ngutshme që duhet të adresojmë?


20 NËNTOR 2020 - 16:00 - 17:00 CET
Diskutim paralel:
Qasja në investimet dhe tregjet ndërkombëtare përmes angazhimit të diasporës
by
Erkens Gjini
-
Moderator
Krijimi i një strukture të suksesshme është një betejë e vështirë. Tetëdhjetë orë pune në javë, natë të tëra duke koduar apo duke krijuar seanca strategjie, muajt dhe vite pasigurie, të gjitha këto marrin vlerë kur kompania shndërrohet në një biznes të suksesshëm. Nëntë nga dhjetë iniciativa te tilla dështojnë, prandaj që të arrish të bëhesh pjesë e 10% që ja doli, duhet festuar. Për t'u bërë një sipërmarrës i suksesshëm dhe për të prekur të gjitha shkallët e këtij suksesi, zgjerimi drejt hapsirës ndërkombëtare mbetet pikësynimi! Pyetja shtrohet se si mundet dikush të arrijë të dalë suksesshëm jashtë vendit të origjinës? Si bëhet e mundur që të sigurohen fondet e nevojshme për t’u pozicionuar në një zgjerim të tillë? J’u ftojmë të na bashkoheni për të degjuar Mentorët tanë nga diaspora në lidhje me këtë temë!

20 NËNTOR 2020 - 17:00 - 17:30 CET
Fjalime inspiruese
Bisedat inspiruese do të përbëhen nga video 5 minutëshe nga njerëz me ide kreative dhe histori suksesi që ndërlidhen me diasporën. Pas të gjitha prezantimeve, do të stimulohet diskutim dhe bashkëpunim - folësit do të jenë të hapur për pyetje dhe përgjigje nga pjesëmarrësit.

20 NËNTOR 2020 - 17:30 - 18:00 CET
Hapësirë rrjetëzimi
Hapësirë për t'u njohur, takuar dhe krijuar bashkëpunime të mundshme me njëri-tjetrin dhe për t’u familjarizuar me platformën dixhitale të konferencës.



20 NËNTOR 2020 - 18:00 - 18:30 CET
Bisedë e përqëndruar
Angazhimi ekonomik i diasporës dhe ndërtimi i besimit në vendlindje
by
Elvin Guri
-
Keynote Speaker
.
Ilva Tare
-
Speaker


20 NËNTOR 2020 - 18:30 - 19:30 CET
Diskutim paralel:
Gratë shqiptare në teknologji
by
Anila Hyka-Smorgrav
-
Moderatore
Ky panel do të shqyrtojë arritjet e grave shqiptare në teknologji si dhe sfidat me të cilat ato përballen në një fushë të mëparshme të dominuar nga meshkujt. Si mund t'i fuqizojmë më tej gratë në një sektor me potencial të lartë zhvillimi? Cilat programe janë të nevojshme për të përputhur arsimin në vendet e origjinës me kërkesat e tregut ndërkombëtar në këtë sektor? Sa i rëndësishëm është koordinimi midis aktorëve kryesorë në zhvillimin e një ekosistemi të favorshëm dhe tërheqës për vajzat dhe gratë në këtë sektor?


20 NËNTOR 2020 - 19:30 - 20:30 CET
Diskutim paralel:
Filantropia dhe roli i OJQ-ve
by
Dajana Berisha
-
Moderatore
Midis shqiptarëve, gatishmëria për të dhuruar para, kohë dhe ekspertizë për vendet e origjinës dhe të tjerët nuk ka munguar asnjëherë. Në kohë të ndryshme, shumë njerëz në diasporë u janë përgjigjur thirrjeve për ndihmë në vendin e origjinës. Por, me kalimin e viteve, dinamika e komuniteteve të diasporës ka ndryshuar. Në këtë drejtim, filantropia ndaj vendeve të origjinës po riformësohet. Në një kohë kur ka shumë shkaqe dhe raste në të gjithë botën për të dhuruar, ka nevojë për besim dhe një lidhje më të fortë për të përqëndruar donacionet në vendet e origjinës. Në mënyrë që të rrisim këtë të fundit duhet të flasim jo vetëm për donacionet, por edhe për qëndrueshmërinë e parave të dhëna dhe ndikimin e dhënë. Ne duhet të flasim për transparencën nga të dy palët - donatorët dhe marrësit për të krijuar partneritete të tilla që japin ndikim: Si duhet t'i qasemi; Si të kërkojmë transparencë? Si të implementohen dhe raportohen paratë e marra nga donacionet, si dhe efikasiteti dhe efektiviteti i donacioneve si një mënyrë për ndërtimin e besimit.


20 NËNTOR 2020 - 19:30 - 20:30 CET
Diskutim paralel:
Teknologjia, inovacioni dhe kontraktimi i jashtëm
by
Fabiola Duro
-
Moderatore
Ku qëndrojmë në një botë gjithnjë e më dixhitale, ku analizat dhe të dhënat ofrojnë një avantazh, bizneset po përdorin teknologjinë si një domosdoshmëri strategjike, një nxitës të efikasitetit dhe produktivitetit dhe një mjet për të fuqizuar punonjësit dhe për të drejtuar planifikimin përpara. Kontraktimi i jashtëm i shërbimeve për vendet e origjinës: cili është potenciali i vërtetë?



21 NËNTOR 2020 - 12:00 - 13:00 CET
Panel diskutimi:
Investimi dhe Financimi në Patundshmëri - Tregu i Kosovës
by
Gjon Gjonlleshaj
-
Speaker
.
Driton Nikaj
-
Speaker
Në këtë sesion do të trajtohen tema lidhur me investimet në patundëshmëri, cilat janë praktikat me të mira për investimin tuaj në patundëshmëri, në tregun e Kosovës? Si mund të bleni, financoni banesën apo shtëpin tuaj në Kosovë? Kush janë akterët kryesorë të patundëshmërisë në Kosovë dhe qështje tjera lidhur me financimin dhe investimin në patundëshmëri.


21 NËNTOR 2020 - 14:00 - 13:00 CET
Panel diskutimi:
E ardhmja e remitancave
by
Hana Bacaj
-
Moderatore
Remitancat përbëjnë prurjen më të madhe në ekonominë shqiptare dhe kosovare, duke lënë pas investime të huaja direkte dhe eksporte. Ato kanë qenë një fluks financiar i qëndrueshëm dhe i sigurt në ekonominë shqiptare për vite me rradhë. Remitancat janë një burim i të ardhurave për më shumë se 1/4 e familjeve shqiptare. Sidoqoftë, shumica e këtyre parave shkojnë për konsum dhe kanë një ndikim shumë të ulët në zhvillimin social-ekonomik. Gjithashtu, duke pasur parasysh dinamikën e komuniteteve të diasporës është normale të presim një rënie të dërgesave të parave gjatë viteve. Prandaj, duhet të mendojmë për të ardhmen e Remitancave nga perspektiva e Diasporës Shqiptare, si dhe nga vendet e origjinës.



21 NËNTOR 2020 - 15:00 - 15:30 CET
Bisedë e përqëndruar
by
Kingsley Aikins
-
Keynote Speaker
.
Martin Russell
-
Speaker
**Biseda e përqëndruar do të mbahet në gjihën angleze, por do të ofrohet përkthim në gjuhën shqipe.

21 NËNTOR 2020 - 15:30 - 16:30 CET
Diskutim paralel:
Kapitali njerëzor: Kthimi i trurit dhe investimet direkte të huaja në epokën e digjitalizimit
by
Fëllanza Podrimja
-
Moderatore
Si mund të lehtësojmë një „Brain Gain“ (transferimi i njohurive dhe shkathtësive) nga Diaspora në vendet amë?; Cilat mundësi i ofron digjitalizimi për tu angazhuar në gjithë botën?; Ku është potenciali, cilat masa duhet të zbatohen dhe cilat lloje të programeve të migrimit rrethor duhet të ekzistojnë për të mundësuar kthimin afatshkurtër dhe afatgjatë në vendet amë?; Si mund të krijojnë investorët dhe bizneset më shumë vende pune dhe si mund të ridrejtohen remitancat në investime direkte të huaja për sektorët më të ndjeshëm (edukimi, bujqësia etc.)?; Çfarë roli aktiv duhet të luajnë Diaspora, institucionet shtetëror dhe donatorët kombëtarë?



21 NËNTOR 2020 - 15:30 - 16:30 CET
Diskutim paralel:
Përfitimet e marrjes së Edukimit dhe Diplomës Amerikane në Kosovë
by
Kamal Shahrabi
-
Speaker
.
Michael E. Hess
-
Speaker
Diaspora shqiptare shpesh ka qenë epiqendra e iniciativave që kanë pasur një ndikim të madh në zhvillimin e Kosovës. Flukset e kapitalit të Diasporës kanë qenë, dhe ka të ngjarë të mbesin, një faktor përcaktues, veçanërisht në lidhje me dërgesat e parave në Kosovë për mirëqenien e familjeve, investimet individuale dhe zhvillimin.
Por çfarë kemi ofruar prapa?
Për Diasporën tonë, studimi në RIT Kosovë (Universiteti Amerikan në Kosovë) jep rehati për të qenë pranë anëtarëve të familjes së tyre të gjerë në këtë pjesë të botës, të shijojnë kulturën e paraardhësve të tyre, ushqimin e freskët, të mësojnë ose të përforcojnë gjuhën dhe akoma merrin një diplomë amerikane të akredituar dhe të njohur në të gjithë botën, të dhënë nga Instituti i Teknologjisë Rochester (RIT) nga New York. E gjithë kjo, për një pjesë të kostos që do të ishte ndryshe në Shtetet e Bashkuara.
Paneli i kësaj konference do të shfaqë një diskutim interaktiv me anëtarët e konferencës, qofshin studentë të mundshëm, prindër apo entuziastë të arsimit të mirëfilltë në lidhje me përfitimet e marrjes së një Edukimi dhe Diplome Amerikane në Kosovë.
Por çfarë kemi ofruar prapa?
Për Diasporën tonë, studimi në RIT Kosovë (Universiteti Amerikan në Kosovë) jep rehati për të qenë pranë anëtarëve të familjes së tyre të gjerë në këtë pjesë të botës, të shijojnë kulturën e paraardhësve të tyre, ushqimin e freskët, të mësojnë ose të përforcojnë gjuhën dhe akoma merrin një diplomë amerikane të akredituar dhe të njohur në të gjithë botën, të dhënë nga Instituti i Teknologjisë Rochester (RIT) nga New York. E gjithë kjo, për një pjesë të kostos që do të ishte ndryshe në Shtetet e Bashkuara.
Paneli i kësaj konference do të shfaqë një diskutim interaktiv me anëtarët e konferencës, qofshin studentë të mundshëm, prindër apo entuziastë të arsimit të mirëfilltë në lidhje me përfitimet e marrjes së një Edukimi dhe Diplome Amerikane në Kosovë.



21 NËNTOR 2020 - 16:30 - 17:30 CET
Panel diskutimi:
GIZ: Shfrytëzim i potencialit – promovim i zhvillimit
by
Ledja Liku
-
Moderatore
.
David Oberhuber
-
Speaker
Programi Migracioni dhe Diaspora është një program i mandatuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik e Zhvillim (BMZ). Ai zbatohet nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ). Që në 1980, programi kombinon ekspertizat për zhvillim të qëndrueshëm dhe tregjet e punës. Grupet e synuara të këtij programi janë anëtarët e diasporës shqiptare në Gjermani, që kanë përfunduar një shkollim profesional apo akademik në Gjemani ose në një vend të OECD-së dhe/ose kanë mbledhur përvojë pune në profesion dhe dëshirojnë të angazhohen në mënyrë afatshkurtër apo afatgjatë në Shqipëri dhe Kosovë, me qëllim transferimin e njohurive për zhvillim.
Në kuadër të Konferencës “Diaspora Flet”, Paneli “Shfrytëzim i potencialit – promovim i zhvillimit” do të mundësojë bashkëndarjen e eksperiencave të angazhimit si Profesionistë të Kthyer dhe Ekspertë të Diasporës, përmes Programit Global të GIZ “Migracioni dhe Diaspora”, në institucionet publike, akademike dhe organizatat e shoqërise civile, duke kontribuar në zhvillimin social-ekonomik në Shqipëri dhe Kosovë.
Në kuadër të Konferencës “Diaspora Flet”, Paneli “Shfrytëzim i potencialit – promovim i zhvillimit” do të mundësojë bashkëndarjen e eksperiencave të angazhimit si Profesionistë të Kthyer dhe Ekspertë të Diasporës, përmes Programit Global të GIZ “Migracioni dhe Diaspora”, në institucionet publike, akademike dhe organizatat e shoqërise civile, duke kontribuar në zhvillimin social-ekonomik në Shqipëri dhe Kosovë.

21 NËNTOR 2020 - 17:30 - 18:00 CET
Fjalime inspiruese
Bisedat inspiruese do të përbëhen nga video 5 minutëshe nga njerëz me ide kreative dhe histori suksesi që ndërlidhen me diasporën. Pas të gjitha prezantimeve, do të stimulohet diskutim dhe bashkëpunim - folësit do të jenë të hapur për pyetje dhe përgjigje nga pjesëmarrësit.



21 NËNTOR 2020 - 18:00 - 18:30 CET
Bisedë kampionësh
by
Robin Krasniqi
-
Speaker
.
Lorik Cana
-
Speaker


21 NËNTOR 2020 - 18:30 - 19:30 CET
Diskutim paralel:
Sistemet Shëndetësore në vendet amë dhe profesionistët shëndetësorë në diasporë
by
Amarildo Ceka
-
Moderator
Sistemi shëndetësor ka nevojë për mbështetje dhe njohuri teknike, dhe përveç kësaj ka nevojë për fonde shtesë të investuara nëpër departamente. COVID-19 ka krijuar një pasqyrë më të mirë të asaj që duhet bërë në një periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë. Në këtë kontekst, duke ditur që një numër i madh profesionistësh dhe praktikuesish të kujdesit shëndetësor po migrojnë nga vendet e origjinës, ne duam të lundrojmë dhe të kuptojmë se cilat janë disa nga favoret dhe disfavoret e angazhimit të profesionistëve të diasporës në këtë sektor të veçantë? Përtej aftësive të tyre në terren, a mund të jetë diaspora një pikë hyrëse për mësimet e marra nga vendet e tjera, për njohuritë dhe rrjetet e reja? Deri në çfarë mase i kemi shfrytëzuar platformat ekzistuese të profesionistëve të kujdesit shëndetësor me origjinë shqiptare deri më tani?

21 NËNTOR 2020 - 19:30 - 20:30 CET
Diskutim paralel:
Gjuha shqipe dhe trashëgimia
by
Rudina Xhunga
-
Moderatore
Gjuha Shqipe ka luajtur nje rol shume të rëndësishëm historikisht në mirëmbajtjen e identitetit kulturor dhe etnik të shqiptarëve në diasporë. Por, evoluimi i komuniteteve në diasporë ka bërë që mësimi i gjuhës shqipe të mos ketë vëmendjen e duhur, edhe si pasojë e ekspozimit ndaj kulturave të huaja të gjeneratave të dyta dhe të treta të shqiptarëve jashtë vendit. Ndërkohë, në vendet amë gjuha standarde shqipe është subjekt i ndryshimeve si pasojë e sistemeve të dobëta arsimore. Prandaj, është e rëndësishme të shihet trashëgimia gjuhësore dhe rëndesia e gjuhës shqipe në ruajtjen e identitetit kombëtar në kohën kur globalizmi po shkrin identitete. Ky panel vjen në një kohë dhe datë që shënon 112 vjetorin e Kongresit të Manastirit (1908), kur u standardizua Alfabeti i Gjuhës Shqipe.


21 NËNTOR 2020 - 19:30 - 20:30 CET
Sesion paralel:
Rimendimi i aktiviteteve kulturore në diasporë
by
Ali Salihu
-
Moderator
Aktivitetet kulturore në diasporë janë po aq të vjetra sa edhe vetë emigrimi dhe vendosja e bashkëkombasve tanë në vende të ndryshme të botës. Derisa në shumë sfera diaspora ka bërë një transformim dhe zhvillim të dukshëm, aktivitetet kulturore duket se nuk e kanë mbajtur këtë hap. Edhe në vitin e 20-të të Shekullit 21, shumica e aktiviteteve kulturore sillen rreth festave kombëtare, në regji të shoqatave kulturore e me protagonistë kryesisht të estradës shqiptare. A është me të vërtetë kjo e gjitha çka mund ti ofrojmë bashkëatdhetarëve në diasporë? Çka duhet ndryshuar për tu sjellur më afër kulturën e mirëfilltë shqiptare gjeneratave të reja që kanë lindur dhe po rriten në diasporë? Cilat janë mundësitë e kulturës dhe artit si urë lidhëse e diasporës me vendlindje dhe anasjelltas? Cili është roli i shoqatave të diasporës në promovimn e kulturës shqiptare në vendet e tyre? Fatmirësisht ka edhe shembuj shumë të mirë të një qasjeje krejt ndryshe të organizimit të disa shoqatave kulturore. Cili është koncepti i këtyre shoqatave? Çka mund të mësojnë shoqatat nga përvoja e njëri tjetrit? Sa dhe si mund të ndihmojnë artistët tanë? Për këto dhe pyetje tjera do të biesdojmë me përfaqësues shoqatash dhe artistë nga diaspora.


21 NËNTOR 2020 - 19:30 - 20:30 CET
Diskutim paralel:
Lidhja e të rinjve nga diaspora dhe vendet amë
by
Çlirim Sheremeti
-
Moderator
Përvoja e Germin tregon se anëtarët e komunitetit të diasporës priren të jenë më entuziastë dhe të kenë një botëkuptim kryesisht optimist. Për më tepër, ata tentojnë ta shohin Kosovën dhe Shqipërinë si një "tokë mundësish" - sipas mendimit të tyre, mungesa e shërbimeve dhe kapaciteteve ekzistuese do të thotë se ka vend për individët për të krijuar zgjidhje nga e para. Mundësi të tilla mund të jenë më pak të përhapura në komunitetet e tyre, për shkak të një niveli të caktuar të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik. Nga ana tjetër, të rinjtë në komunitetet e prekshme në Kosovë dhe Shqipëri, shpesh përqafojnë një pamje më pesimiste të botës përreth tyre dhe janë skeptikë për potencialin e tyre për të ndryshuar gjërat për të mirë. Prandaj, sjellja e tyre në një udhëtim bashkë-krijimi mund të jetë e dobishme në drejtim të rimendimit të atdheut dhe mënyrave në të cilat ne ushqejmë dhe krijojmë një hapësirë ku të gjithë lulëzojnë. Si mund të luajë një rol të rinjtë në këtë udhëtim? Kush është përgjegjës për ndërtimin e një mekanizmi që siguron takime zyrtare dhe joformale midis diasporës dhe grupeve të të rinjve në vendet amë? Çfarë është bërë deri më tani? A janë të rinjtë të interesuar të përfshihen në procesin e bashkë-krijimit? Cilat janë sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë në të gjithë globin?



21 NËNTOR 2020 - 20:30 - 21:00 CET
Intervistë surprizë
by
Rita Ora
-
Speaker
.
Erion Veliaj
-
Speaker
mesazh nga pjesëmarrësit
bëhuni pjesë aktive e diskutimeve të diasporës shqiptare
prano lajmet dhe të rejat së pari
regjistrohuni tani!
PAKOT E SPONZORIZIMEVE
Të gjitha sponzorizimet janë 100% donacione (501 c(3) të zbritshme në taksa në SH.B.A.)
Pako Platinum
$7,500
s
Vendosje e logos në posta elektronike, rrjete sociale, uebfaqe
Listim i sponzorit në të gjitha publikimet
Logo/video në banerin hyrës
Listim i sponzorit si 'Sponzor Premium'
Sponzor i skenës kryesore
Sesion i promovuar me casje në të dhënat e pjesëmarrësve
Hapësirë promovuese e madhe në panair, dhe vendosje në radhë të parë
Tërheqja e informatave të palëve të interesuara
Mjeti i takimeve në panairin virtual
40 bileta përcjellëse
Pako Diamant
$5,000
a
Vendosje e logos në posta elektronike, rrjete sociale, uebfaqe
Listim i sponzorit në të gjitha publikimet
Listim i sponzorit si 'Sponzor i përgjithshëm'
Sesion i promovuar i rrjetëzimit
Hapësirë promovuese e mesme në panair, dhe vendosje në radhë të para
Tërheqja e informatave të palëve të interesuara
Mjeti i takimeve në panairin virtual
30 bileta përcjellëse
Pako e Artë
$2,000
a
Vendosje e logos në rrjete sociale, uebfaqe
Listim i sponzorit në 3 publikime
Listim i sponzorit si 'Sponzor i Artë'
Sesion me temë të sponzorizuar
Hapësirë promovuese e vogël në panair, dhe vendosje në radhë të dyta
Mjeti i takimeve në panairin virtual
Opsioni për të blerë tërheqjen e informatave të palëve të interesuara
20 bileta përcjellëse
Pako e Argjendtë
$1,000
a
Vendosje e logos në rrjete sociale
Listim i sponzorit si 'Sponzor i Argjendtë'
Sesion me temë të sponzorizuar
Hapësirë promovuese e vogël në panair, dhe vendosje në radhë të treta
Opsioni për të blerë tërheqjen e informatave të palëve të interesuara
15 bileta përcjellëse