Bujar Nushi

Folës

Bujar (Isa) Nushi ka lindur në Mitrovicë. Pas përfundimit të studimeve në vitin 1987 në Fakultetin e Ndërtimtarisë, në drejtimin e Hidrondertimit pranë Universitetit të Prishtinës, u punësua në Entin për Hidroekonomik të Kosovës në Prishtinë. Në vitin 1989, vazhdoi studimet post-diplomike në drejtimin e Hidrologjisë në Universitetin e Zagrebit.

Që nga viti 1995 jeton në Holandë dhe në vitin 2009 së bashku me familjarët themeluan Fondacionin Salih dhe Isa Nushi në Kosovë. Nga ky fondacion që nga ajo periudhë janë financuar 60 studentë të Universitetit të Prishtinës.

Fondacioni fitoi çmimin FIDES për kontributin nga Diaspora në vitin 2013, për promovimin e arsimit, kulturës dhe shkencës tek të rinjtë kosovarë, përmes bursave për studentët e dalluar.

Vlen të theksohet se në vitin 2005 ishte udhëheqësi i projektit për përpilimin e Planit Urbanistik Hapësiror të Komunës së Pejës (Kosovës). Poashtu ishte pjesë e krijimit të një ‘joint-venture’ me Francine Houben (Mecanoo architects) në kuadër të hulumtimit për përpilimin e Planit Urbanistik të Tiranës të quajtur (Tirana – Canvas City) në 2006.

Në vitin 2011, u bëra pjesë e kompanisë më të madhe inxhinierike të Holandës (FUGRO), ku vazhdoi zhvillimin profesional nga Country manager Geo-ICT në Holandë, Regional Service manager Geo-ICT Europe and Africa deri në vitin 2015. Në vitin 2013, ishte një nga ideatorët e hapjes së përfaqësisë së Fugros në Shqipëri, me qëllim të krijimit të mundësive të reja punësimi për kuadrot e talentuara të gjeodezisë në Shqipëri.

Ne vitin 2019 u emërua Ambasador Nderi i Kombit Shqiptar në Holandë

Scroll to Top