Albin Kurti

Keynote Speaker

Ju prezentojmë folësin e radhës në Diaspora Flet 2023: Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin Albin Kurti lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë. Arsimimin bazë e kreu përgjatë viteve 1981 – 1989 më pas vazhdoi shkollimin e mesëm nga viti 1989 – 1993) në Prishtinë e më pastaj me studimet akademike në Universitetin e Prishtinës. 

Në rezistencë kundër Millosheviqit në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare. Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore dhe të pa dhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Millosheviqit.

 Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e ish-jugosllave. Me fillimin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës. 

Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile. Ai punoi si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN), të formuar në vitin 1997, që u rikthye më pas në konferencën “Drejtimet e Reja” të mbajtur në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003. Në këtë mënyrë KAN e siguroi vazhdimësinë me anë të një fillimi të ri. 

KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj që për mision kishin ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive. Aktivitetet përqendroheshin në disa fusha kryesore: çështjet e të drejtave të njeriut dhe drejtësia sociale, arsimi, kultura dhe arti.

 KAN përbëhej edhe prej shumë anëtarëve ndërkombëtarë. Në qershor 2005, Albin Kurti me aktivistë të tjerë të Rrjetit të Aksionit për Kosovën (Kosova Action Network) e avancuan atë në subjektin Lëvizja Vetëvendosje. Në periudhën 2005-2017, Kurti kaloi rreth një vit e gjysmë si i arrestuar nga pushtetet e UNMIK-ut, dhe EULEX-it.

 Në krye të Vetëvendosjes ishtenë mars të vitit 2015 për tu rikthyer sërish pas zgjedhjeve të Lëvizjes Vetëvendosje, në janar të vitit 2018. Albin Kurti ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tre mandate me radhë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, Kurti ishte kandidati që fitoi numrin më të madh të votave në vend. Ndërsa në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje fitoi numrin më të madh të votave. 

Më 22 mars 2021, Albin Kurti zgjidhet prapë si kryeministër pas 13 muajsh me 67 vota pro dhe 30 vota kundër. 

Scroll to Top