Anila Hyka Smograv
Folës
Anila Hyka Smørgrav sjell përvojën ndërkombëtare prej mbi 25 vjetësh në mjedise të ndryshme shoqërore dhe ekonomike. Ajo është e specializuar në sektorin e telekomit dhe IT, menaxhimin e projekteve dhe negocimin e kontratave, menaxhimin e transaksioneve, strategjitë e transformimit dixhital të ndërmarrjeve duke përfshirë zhvillimin e produkteve të reja.
Anila ka punuar intensivisht si për sektorin privat dhe atë publik në Shqipëri, Norvegji, SHBA, Francë dhe Zvicër. Ajo aktualisht mban postin e Drejtoreshës të Angazhimit që ka të bëjë me projekte komplekse në Orange Business Services (pjesë e Orange Group) që administrojnë mbi 170 korporata Franceze dhe ndërkombëtare me të ardhura mbi 2 miliardë euro. Përveç aktiviteteve që lidhen me aspektin profesional, Anila është angazhuar për disa vite në aktivitete jofitimprurëse që promovojnë arsimin, kulturën dhe integrimin e diasporës shqiptare si Trainer/mbështetje duke qenë pjesë e iniciativës së Orange “Super Coders” – promovimi i programimit në shkollat fillore me fëmijë nga 9-12 vjeç. Ajo ka dhënë kontributin e saj si vullnetare në projektet e Orange Foundation, në bashkëpunim me shoqatat me qëllim promovimin e “Jetës Profesionale të grave inxhiniere” në shkollat e mesme ose duke ndihmuar studentët në zonat e margjinalizuara.
Asaj i është dhuruar çmimi “Ambasadori i Kombit” nga qeveria shqiptare dhe në prill 2019 ajo është zgjedhur anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës. Që nga viti 2018 ajo është Presidente e shoqatës Franceze-Shqiptare “Albania”, zyra kryesore e së cilës është në Paris.