Në fillim të viteve 1990, ndërsa gjendja politike dhe e sigurisë e Kosovës u përkeqësua, Donika Gërvalla-Schwarz mblodhi mbështetjen ndërkombëtare dhe të brendshme për paqen, stabilitetin dhe vetëvendosjen – duke përfshirë zyrtarisht afrimin e qeverive të huaja dhe organizimin e demonstratave masive me rreth 100,000 qytetarë të pranishëm.
Gjatë luftës gjenocidale të regjimit të Millosheviqit në vitet 1998-1999 kundër Kosovës, Gërvalla-Schwarz shërbeu si zëdhënëse e LDK-së jashtë vendit.
Vetëm në fund të ndërhyrjes së suksesshme ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO, ajo ishte në gjendje të vizitonte vendin e saj për herë të parë në 19 vjet.
Pasi kishte refuzuar ftesat e mëparshme për të kandiduar për deputet, ajo pranoi në vitin 2021 të bëhej kandidate e Listës GUXO, lëvizjes politike të udhëhequr nga presidentja e tanishme Vjosa Osmani. Së bashku me partinë e tashmë kryeministrit Albin Kurti (Vetëvendosje), lista fitoi zgjedhjet me 50.3 për qind të votave të paprecedentë.
Më shumë se dyzet vjet pasi ajo dhe familja e saj u detyruan të largoheshin nga Kosova, Gërvalla-Schwarz hyri në parlament me numrin e më të madh të votave në listën e kombinuar të Vetëvendosjes – Lista GUXO. Aktualisht ajo është drejtuesja zyrtare e Guxo, e cila është regjistruar zyrtarisht si parti politike së fundmi. Në mars të vitit 2021, Kuvendi emëroi Gërvalla-Schwarz zv.Kryeministre dhe Ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë të Republikës së Kosovës.