Hilmi Gashi
Folës
Hilmi Gashi Zvicër
Gjatë krizës politike dhe ekonomike të viteve 90-të, Z. Hilmi Gashi ndërpreu studimet në Universitetin e Prishtinës duke migruar në Zvicër. Në vitin 1992 ai rifilloi studimet në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Freiburg-ut, duke kompletuar studimet në nivelin Master për tu bërë “Menagjer i organizatave jo-fitimprurëse”. Karriera e tij profesionale është tipike e një emigranti. Fillimisht kishte punuar si piktorë, dhe më pas si përkthyes dhe zyrtarë në një radio lokale. Pasi u largua nga radio RaBe, ai filloi punën për Kryqin e Kuq të Zvicrës, dhe nga viti 2005 z. Gashi ka qenë pjesë e sindikatës UNIA. Në zgjedhjet e mbajtura më datë 25.10.2020 për Asamblenë e Komunës në Muri-Gümligen, z. Gashi ka arritur ta fitojë mandatin si asambleist në kuadër të Partisë së Gjelbër (GPS), e cila do të përfaqësohet nga gjithsej 5 asambleistë në këtë komunë. Përtej karrierës profesionale Z. Gashi është një vullnetarë aktiv i diasporës shqiptare.