Loading...

Atifete Jahjaga e lindur më 20 prill 1975 në Rashkoc, Gjakovë, është Presidenti i katërt dhe presidentja e parë femër e Republikës së Kosovës. Presidentja Jahjaga është liderja femër më e re në botë e zgjedhur në postin e Presidentes dhe po ashtu Presidentja e parë femër në historinë moderne të Ballkanit. Ajo ka shërbyer si zëvendës drejtoreshë e Policisë së Kosovës, duke mbajtur gradën e gjeneral majorit, grada më e lartë në mesin e grave në Evropën Juglindore.