Loading...

Dr. Valbona Zeneli është Profesoreshë e Studimeve të Sigurisë dhe Drejtoreshë e Programit Black Sea Eurasia në Qendrën Evropiane të Studimeve të Sigurisë George C. Marshall. Më parë ajo ka shërbyer si zv.Drejtoreshë për programin e Evropës Qendrore dhe Jug-Lindore. Arritjet akademike të Dr. Zeneli-t përfshijnë një doktoraturë në ekonominë politike ndërkombëtare nga Universiteti i Studimeve të Barit (Itali), një diplomë studimesh pasuniversitare në Marketingun Ndërkombëtar nga Universiteti Georgetown, (Washington DC) dhe një diplomë Bachelor i Shkencës në Administrim Biznesi nga Universiteti të Bolonjës (Itali). Interesat e saj kërkimore shtrihen në çështje të ndryshme të sigurisë evropiane dhe transatlantike, sigurisë ekonomike, zhvillimit ndërkombëtar, qeverisjes së mirë dhe antikorrupsionit. Ajo ka botuar gazeta të shumta dhe kapituj librash si dhe është një kontribuese e shpeshtë e shumë revistave kryesore ndërkombëtare. Ajo flet anglisht, shqip, italisht dhe gjermanisht.