Loading...

Liza Gashi është një profesioniste e politikave publike me përvojë në menaxhimin e projekteve dhe fushatave. Liza është themeluese dhe ish-drejtore ekzekutive e Germin, organizatë joqeveritare që përdor teknologjinë dhe kanalet virtuale për të lidhur dhe angazhuar Diasporën në avancimin e zhvillimit dhe demokratizimit të vendeve të tyre. Ajo gjithashtu ka themeluar Komitetin e Kolegjeve të Bashkuara Botërore në Kosovë (UWC Kosova), i cili ka administruar mbi 50 bursa për studentët e shkollave të mesme të Kosovës për të ndjekur kolegjet e UWC në 17 vende të ndryshme. Liza përfundoi një Master të Administratës Publike (MAP) në Universitetin Shtetëror të Arizonës dhe mban një diplomë bachelor nga Wartbrug College (IA) në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Shkenca Politike dhe Gjuhë dhe Letërsi Spanjolle. Ajo është gjithashtu një alumna krenare e United World College në Kosta Rika dhe Universitetit Kombëtar të Kordova në Argjentinë.