Loading...

Kingsley Aikins është themeluesi dhe drejtori gjeneral i Institutit të Rrjetëzimit, një organizatë me vendndodhje Dublin, që këshillon shtete, qytete, regjione, regjione, ndërmarrje etj. se si të zhvillojnë strategji për tu lidhur me diasporat e tyre përmes rrjetëzimit. Zotëri Aikins është ekspert i mirënjohur në fushën e Rrjetizimit, mbi të cilën ka ligjëruar e shkruar gjërësisht dhe poashtu ka organizuar punëtori dhe programe trajnuese të rrjetizimit për Google, LinkedIn, Accenture, Intel, PwC, KPMG dhe një numër të madh të ndërmarrjeve ligjore në Dublin. Ai ka përfunduar studimet e tij në Trinity College Dublin në fushën e Ekonomisë dhe Politikës. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar për 10 vite për Irish Trade Board (Bordi i tregtisë Irlandeze)  dhe IDA Ireland në Sydney, Australia. Udhëheqi poashtu Fondet Irlandeze për 21 vite, kryesisht në Boston,SHBA. Gjatë kohës sa ai ishte udhëheqës i këtij fondi, mbi çerek miliardë dollarë ishin grumbulluar për projekte në Irlandë. Ai u kurorëzua me çmimin CBE (Udhëheqës i urdhërit më të lartë të Mbretërisë së Bashkuar) për angazhimin e ti të palodhshëm në çështjet Britaniko-Irlandeze. Ai përfaqëson Kolegjin Trinity, Vichy (Francë) dhe Leinster në sportin e ragbit. Ai është i martuar, ka 3 fëmijë dhe jeton në Dublin.