Loading...

Elvin Guri është një ndërmarrës dhe investitor, aktualisht Drejtor Ekzekutic i Empower Capital Advisors, menaxher i Empower Capital Fund I, nje fond privat bullgar i kapitalit investues në ndërmarrje të vogla dhe të mesme industriale. Më parë ishte pjesë e PwC dhe EBRD, ndërsa  në 2001-2002 ai bashkë-themeloi JetFinance International, i cili u bë huadhënësi më i madh i financave të konsumit në Evropën Juglindore (shitur në BNP Paribas Personal Finance në 2007). Ndër investimet e tjera të tij të fundit është ONE Telecommunications (ish Telekomi Albania), operatori i dytë më i madh celular në Shqipëri. Z. Guri ka përfunduar për MBA në Shkollë e Biznesit të Universitetit të Oksfordit. Ai gjithashtu mbështet institucione dhe iniciativa të ndryshme arsimore në Bullgari dhe Shqipëri, më e rëndësishmja prej të cilave janë sigurimi i bursave për studentët shqiptarë në Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG) dhe Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK / RIT).