Të qëndrosh apo të kthehesh?

Të fillosh karrierën në Gjermani, apo të përfitosh nga mundësitë në Shqipëri/
Kosovë? Çfarë ofrojnë tregjet e punës në Gjermani dhe në Ballkanin
Perëndimor për profesionistët me origjinë nga Shqipëria dhe Kosova?

A jeni i interesuar të kontribuoni me ekspertizën tuaj në këto vende?

Apo mendoni për fillimin e karrierës në Gjermani?
Shumë njerëz nga Shqipëria dhe Kosova punojnë në Gjermani ose kanë përfunduar studimet / aftësimin profesional.
Në një botë të globalizuar, migrantët luajnë një rol të rëndësishëm si një urë lidhëse midis dy vendeve. Me njohuritë, idetë dhe përvojat e tyre, ata ndihmojnë në formimin e ndryshimeve të qëndrueshme dhe mbështesin vendet e tyre të origjinës dhe/ose vendin e prindërve të tyre në të qëndruarit konkurrues për të ardhmen. Ne, Qendra për Migracionin dhe Zhvillimin Ndërkombëtar (CIM), shohim potencial të madh këtu. Ne ndërmjetësojmë angazhime afatgjata dhe afatshkurtra në Shqipëri dhe Kosovë, dhe sigurojmë mbështetje financiare për to. Natyrisht, ne gjithashtu ju këshillojmë për mundësitë e karrierës në Gjermani. Informacione të hollësishme mund të gjenden në www.cimonline.de
/ Facebook: Returning Experts Albania & Kosovo.
***********************
Jeni të interesuar? Vizitoni seminarin tonë “Të qëndrosh, apo të kthehesh? Mundësitë e karrierës në Gjermani dhe Ballkanin Perëndimor
Folësit: Olinga Rafat (CIM Shqipëri), Xhelal Derguti (CIM Kosovë),
Nadine Schneider (CIM Gjermani)
************************
Kur: 14-15 prill 2018
Ku: MainHaus Frankfurt
(Të gjitha shpenzimet –shpenzimet e udhëtimit, ushqimi
dhe logjistika, etj. – do të merren përsipër nga CIM)
*************************
Ju lutem regjistrohuni me email në seminar:
[email protected]