Muzikante , këngëtare dhe kompozitore e cila është bërë e njohur për stilin unik dhe mesazhet frymëzuese.
E lindur dhe rritur në Kosovë 🇽🇰 , në vitin 2005 ajo migroi në Londër 🇬🇧 ku studioi për vokal. Ajo ka qenë gjithmonë e apasionuar pas trashëgimisë kulturore shqiptare dhe ka përdorë muzikën për të ruajtur traditat.
Në vitin 2022, është ftuar të hapë festivalin prestigjioz EFG London Jazz Festival me koncertin e saj në GRAND Junction.
Ajo performoi në disa nga venuet më të njohura botërore, duke përfshirë këtu edhe sallën spektakolare Royal Albert Hall, në 150 vjetorin e këtij objekti ikonik.
Këngët “Burrnesha” dhe “Besa” nga EP-ja e saj e fundit, janë përdorur për filmin dokumentar “I am Burrnesha”, produksion bullgar i cili eksploron traditën e burrneshave në malësitë shqiptare. Ky dokumentar fitoi disa çmime në vende të ndryshme të Evropës.