Ermal Vejsa

Speaker

Ermal Vejsa Ermal Vejsa u lind në Gjakovë, Kosovë. Studimet në Sociologji i kreu në Fakultetin Filologjik – Universiteti i Prishtinës, ndërsa në Vjenë përfundoi studimet për menaxhment të kulturës. Që në moshë shumë të re, filloj të merrej me organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore në Kosovë, si dhe themeloi organizatën jo-qeveritare ‚DERI KUR!‘. 

Që nga viti 2012 jeton dhe vepron në Austri, ku vazhdoi të kontribuojë aktivisht në zhvillimin e sektorit kulturorë, artistik dhe sportiv të komunitetit shqiptar në Austri. Pas suksesit të disa aktiviteteve në Vjenë/Austri, ai bashkëthemeloi organizatën jo-qeveritare – KÂ, me fokus në aktivitetet sportive dhe kulturore. Si rezultat i sukseseve të KÂ-së, ai u ftua të bëhet pjesë e kryesisë së Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri. Në periudhën e viteve 2017 – 2019 u zgjodh kryetar dhe udhëhoqi projektin “Javët e Kulturës Shqiptare në Austri”, i cili tregoi një sukses të jashtëzakonshëm në ngritjen e nivelit të aktiviteteve kulturore në Austri, duke vendosur bashkëpunime me institucione shtetërore e kulturore në Austri, Kosovë e Shqipëri, dhe me shumë shoqata kulturore e sportive, si dhe artistë shqiptar jashtë vendit. Ermali, si përmes organizatës KÂ por edhe personalisht, vazhdon fuqishëm të kontribuojë në promovimin e kulturës shqiptare jashtë vendit, sidomos brenda vet komuniteti shqiptar, në mënyrë që gjeneratat e reja në mërgatë të kenë mundësi të kuptojnë dhe të rriten edhe me vlerat e kulturës së tyre amë. 

Scroll to Top