Loading...

Uranik Begu është  ekzekutiv me shumë përvojë në menaxhment dhe marketing, i cili aktualisht po shërben si Drejtor Ekzekutiv në Innovation Center Kosova (ICK). Para se të punonte në ICK, Uraniku ka shërbyer si Shef i Marketingut dhe pjesë e një menaxhmentit në Post Telekomin e Kosovës për katër vjet. Uraniku aktualisht është afër përfundimit të diplomës së tij të Doktoratës në Menaxhim, në Swiss Management Center. Ai është gjithashtu një ligjërues i njohur dhe ka dhënë mësim në disa universitete private, dhe në Universitetin publik të Prizrenit. Ai gjithashtu shërben si anëtar i bordit për konferencën më të madhe evropiane të marketingut të mbajtur në Cyrih, Konferenca CMO, e njohur gjithashtu si Davos e marketingut. Uranik që prej gjashtë viteve më parë është anëtar aktiv i Këshillit të Zhvillimit Ekonomik të Prishtinës.