Shinasi Rama është një profesor klinik i politikës me programin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në NYU. Ai ka studiuar në Universitetin Ushtarak Shqiptar dhe në Universitetin e Tiranës në Shqipëri. Ai ishte një nga drejtuesit e Lëvizjes Studentore në Shqipëri dhe bashkëthemelues i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ai gjithashtu shërbeu si Këshilltar Politik dhe si Zëdhënës i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në SH.B.A. Ai gjithashtu ishte Këshilltar Politik i Delegacionit të Shqiptarëve të Kosovës në Konferencën e Rambujesë. Pas luftës së Kosovës shërbeu si Këshilltar i Lartë Politik i Kryeministrit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Ai shërbeu si Kryeredaktor i Revistës Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptare. Ai gjithashtu është shfaqur në një larmi mediash duke përfshirë Zërin e Amerikës, BBC, C-Span, PBS (Lehrer News), ABC, NBC, CBS, CBC, Huffington Post, Brian Lehrer, Democracy Now, Fox News, si dhe në media të shumta të shtypura dhe vizuale në SH.B.A. dhe jashtë saj.
