Loading...

Robin Krasniqi ka lindur në Junik, dhe në moshë të re u largua së bashku me familjen për tu vendous në Munih, Gjermani. Në vitin 2005 ai filloi rrugëtimin e tij në boksin profesionist, ku fillimet nuk ishin të lehta, mirëpo ai arriti që të jetë për 7 vite i pamposhtur, duke fituar dhe mbrojtur titullin Evropian WBO të peshave të mesme. Robini ka luftuar për titullin e Kampionit të Botës në vitin 2013 dhe 2015, por nuk arriti të fitonte. Gjithsesi ai asnjëherë nuk u dorëzua pavarsisht sfidave të shumta, dhe në vitin 2020 ai arriti të hyjë në histori si shqiptari i parë që kurorëzohet Kampion Bote në boks (WBA, IBO) në kategorinë gjysmë të rëndë.