Loading...
Olsi Pajo ka studiuar Ekonomiks në Universitetin e Bonn-it në Gjermani në nivelin Master dhe në Universitetin e Tiranës në nivelin Bachelor. Gjatë qëndrimit në Gjermani ka patur eksperienca pune pranë një instituti konsulence në politikëbërje për projekte të financuara nga Ministria Gjermane Federale e Ekonomisë dhe Energjisë dhe Komisioni Europian, si dhe në departamentin e Strategjisë të një korporate ndërkombëtare për rajonin e Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Pas kthimit në Shqipëri, është punësuar në Bankën e Shqipërisë dhe është pjesë e profesionistëve të kthyer përmes Programit Global „Migracioni dhe Diaspora“ të zbatuar nga GIZ.