Loading...

Mentor Dida është një ekspert i inovacionit shoqëror me një dekadë përvojë si një sipërmarrës social, trajner i lidershipit dhe arkitekt i ndërtimit të lëvizjeve që ndihmojnë individët, organizatat dhe bizneset për të rritur ndikimin e tyre.

Para se të fillonte biznesin e tij të trainimit të udhëheqjes, Mentori kaloi 5 vite në Washington D.C. duke punuar në Ashoka, që janë pionierët e sipërmarrjes sociale në botë, ku ai organizoi përpjekje për të identifikuar, nxjerrë në pah dhe mbështetur sipërmarrësit kryesor social në botë, drejtuesit e korporatave dhe ndryshimtarët e rinj.

Përpos punës së tij në shkallë globale, Mentori ka qenë tepër aktiv në krijimin e ndryshimeve në Kosovë, ku deri më sot ai bashkë-themeloi tre organizata me qëllim të fuqizimit të të rinjve, inkurajimi i praktikave të qëndrueshme dhe organizim për ndryshim të mentalitetit, ndryshim të sistemit.

Në thelbin e tij, Mentori është një Yogi i devotshëm që beson se ndryshimi në botën e jashtme vjen si rezultat i një ndryshimi në botët tona të brendshme. Atij i pëlqen të lidhet me njerëzit dhe të bashkëpunojë për ndikim, si dhe të ushtrojë individët të rriten si udhëheqës të ndryshimit. Ju mund ta kontaktoni atë në LinkedIn, Facebook, ose përmes faqes së tij personale të internetit mentordida.com.