Loading...

Lulzim Syla është njëri nga themeluesit, bashkëpronar dhe Partner Menaxhues në ELEN njëra ndër kompanitë më të mëdha të inxhinierisë elektrike dhe energjisë së ripërtëritshme në Kosovë dhe regjion. Poashtu mban rolin e menaxherit drejtues në zyren e ELEN në Gjermani e cila vepron si ELEN GmbH.  Z. Syla ka studiuar në Fakultetin Ekonomik në fushën e manxhimit të biznesit në Univerzitetin e Prishtinës dhe është i certifikuar për menaxhim strategjik dhe zhvillim biznesi në qendra trajnimi dhe institute jashtë vendit si Austri, Suedi, Gjermani etj. Z. Syla ka një eksperiencë të gjatë punësimi dhe ndërmarrësi që nga viti 2004, ndërsa së fundmi ai është njëri nga bashkë-themeluesit e Klasterit të Industrisë së kompanive të Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme  (KIMERK) dhe kryetari i parë i Bordit të kësaj organizate. Ka qenë një nga anëtarët e parë të themelimit të Odës Gjermano-Kosovare (OEGJK). Ka ndihmuar në Krijim të rrjetit të bizneseve të diasporës në Evropë. Në fushën e publikimeve dhe shkrimeve ka bashkëpunuar edhe me Fondacionin “Konrad Adenauer” në Prishtinë ku ka publikuar punimet: “Gjermani si partner strategjik i Kosovës në fushën e energjisë dhe eficiencës së energjisë” (2014) dhe “Energjia – një qasje praktike në dobi të një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm” (2015) dhe shkrime tjera të ndryshme në media nga fusha e zhvillimit ekonomik dhe energjisë.

Ka qenë edhe bashkë-themelues i kompanisë Fornax (2006) e cila ka qenë ndër të parat kompani në regjion në fushën e mediave sociale si përfaqësues i Hotmail.com dhe Messenger.com

Gjatë karrierës ka qenë pjesëmarrës dhe ka mbështetur aktivisht në krijiminin shumë bizneseve start-up dhe projekte zhvillimore në Kosovë. Së fundmi ka qenë i angazhuar edhe me shoqatën “Germin” për organizim të Konferencës “Diaspora flet” dhe anëtar bordi per dy vite.