Znj. IldaTurhani lindur dhe rritur në Tiranë ka përfunduar studimet e ciklit të parë Bachelor në degën Informatikë Ekonomike dhe është në nisje të studimeve Master në Siguri Informacioni, Universiteti i Tiranës. Organizata ku znj.Turhani ka dhënë kontributin e saj si Network Director prej disa muajsh është Women in Technology Albania (WiT). WiT është një organizatë e themeluar në vitin 2017, me fokus përfshirjen dhe angazhimin e grave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Me përkushtimin dhe entuziasmin e saj për të përmbushur qëllimin e WiT, znjsh.Turhani ka organizuar dhe menaxhuar zhvillimin e eventeve të rëndësishme, duke inkurajuar rritjen e pjesëmarrësve, fuqizimin e tyre në fushën TIK dhe krijimin e një komuniteti suportues midis femrave.
