Loading...

Z. Faton Limani ka dhënë mësim dhe ka ndihmuar në kurse të lidershipit në Harvard, përfshirë SHBA-të, Evropën dhe Azinë, si dhe ka trajnuar qindra studentë, drejtues të korporatave dhe profesionistë të rinj në fushën e zhvillimit të udhëheqjes. Para Harvardit, Z. Limani ka punuar si kontraktor civil për Departamentin e Mbrojtjes të SH.B.A.-së në projekte të ndryshme dhe ka dhënë mësim për menaxhim strategjik në nivelin universitar në Kosovë, ku ai ishte gjithashtu i angazhuar në politikat lokale, organizatat jofitimprurëse dhe sektorët privatë në role të ndryshme udhëheqëse. Ai mbanë diplomën e nivelit Master në Administratë Publike nga Harvard Kennedy School dhe në Ekonomi/Menaxhment në Universitetin e Prishtinës. Z. Limani është Instruktor dhe Këshilltar për Shkollën e Shkencave Biomjekësore të St. Jude, Koordinator i Studimeve Universitare dhe Pasuniversitare në Universitetin e Harvardit, Themelues / Drejtor i Ekzekutiv i Leadership Advancement Associates dhe President/Themeluesi i Shkollës Shqipe – Illyria.