Fabiola Duro lindi në 29 Shkurt 1984 në Tiranë. Fabiola nisi karrierën e saj si menaxhere projekti në Ministrinë e Infrastrukturës. Më vonë ajo kaloi më shumë se 12 vite eksperience në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bashkinë e Tiranës dhe Dhomën e Tregtisë së Tiranës. Ajo është gjithashtu eshte konsulente e projekteve mbi SME-te prane BERZH, si dhe Eksperte Kombëtarë të Akteve të Biznesit të Vogël per Shqiperine (SBA) nga PricewaterhouseCoopers “PwC” Luksemburg dhe “EASME” – BE.
Hershem, ajo ka treguar një interes specifik në menaxhimin e biznesit dhe sipërmarrje. Fabiola mban një MBA nga Universiteti i Tiranës dhe MA në Akademinë Mesdhetare të Maltës. Ajo vazhdoi arritjet e saj akademike duke marrë pozicionin e Asistente Profesore e Komunikimit të Biznesit dhe Sipërmarrjes në Departamentin e Menaxhimit dhe Komunikimit për SME-të në Fakultetin Ekonomik të Tiranës.
Fabiola është themeluese dhe Drejtuese e Fondit të Investimeve në Inovacion “INNVEST” per nje impakt për dhe zhvillim në Rajonin e Ballkanit Perëndimor. INNVEST është një entitet privat, e cila ndërthur kërkime inovative duke nderlidhur investitorë dhe ide të reja biznesi së bashku për sfida strategjike ekonomike. Arritjet e saj profesionale variojnë gjithashtu nga më shumë se 10 vjet përvojë në zhvillimin e strategjive, koordinimin dhe drejtimin e proceseve te bashkëpunimit ekonomik mbi forcimin e marredhenieve bilaterale dhe multilaterale ndershtetorore, si dhe negociatore e biznesit dhe zhvillimin e tregtisë. Si themeluese e INNVEST, Fabiola ajo është e angazhuar në menaxhimin e inovacionit ne ekosistem nga sipermarrjet e reja deri tek korporatat, zhvillon marrëdhëniet me investitorë kombetare dhe nderkombetare, strukturimin dhe ekzekutimin e tye.