Loading...

Ermal Vejsa u lind në Gjakovë, Kosovë. Studimet në sociologji i kreu në Fakultetin Filologjik – Universiteti i Prishtinës. Z. Vejsa ishte aktivist që nga mosha rinore, bashkëthemelues i organizatës jo-qeveritare ‚DERI KUR!‘ dhe organizator i aktiviteteve të ndryshme kulturore në Kosovë. Që nga viti 2012 jeton dhe vepron në Austri, ku vazhdon të kontirbuojë në zhvillimin e sektorit kulturorë, artistik dhe sportiv të komunitetit shqiptar në Austri. Në vitin 2015 ai themeloi organizatën jo-qeveritare ‘K ’ me fokus në aktivitete sportive dhe kulturore. Në vitin 2016 u bë pjesë e kryesisë së Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri. Në periudhën e viteve 2017 – 2019 ishte kryetar i këtij Këshilli Koordinues duke organizuar “Javët e Kulturës Shqiptare në Austri”, projekt i cili tregoi sukses në ngritjen e nivelit të aktiviteteve kulturore duke vendosur bashkëpunim me shumë shoqata shqiptare në Austri si dhe njëkohësisht me shumë artistë me nam të cilët jetojnë dhe veprojnë në Austri dhe jo vetëm.

Z. Vejsa vazhdon të kontribuoj në prezantimin traditave dhe vlerave tona artistike, kulturore dhe sportive.