Bardh Kadiu ka lindur dhe rritur në Prishtinë, si një menagjer i dedikuar dhe entuziast me një karrierë në zhvillimin e teknologjisë njihet si një motivues i ekipeve për të performuar në nivele të larta dhe për të ofruar shërbime të përsosura për zhvillimin e marrëdhënieve me klientët.
Ai ishte pjesë e STIKK- Shoqatës per Teknologjisë te Informacionit të Kosovës për 8 vite si Zëvëndës Drejtor Ekzekutiv në udhëheqjen e sherbimit per promovim të exportit dhe si Drejtor i Konferencës më të madhë të Teknologjisë në Europën jug-lindore KosICT.com me qëllimin për të grumbulluar folës të vendit, të diasporës dhe ndërkombëtar.
Aktualisht ai është Udhëheqës dhe partner themelues tek CODA.TECH, një kompani e cila ndërton dhe investon në start-upe të teknologjisë së avansuar globale dhe ofron një gamë të gjerë dhe unike të zhvillimit të softverëve në tregun e vendeve gjermanfolëse (shteteve DACH).