Avni Mustafaj (anëtar), Sh.B.A. Z. Mustafaj lindi dhe u rrit në New York, SH.B.A. dhe ka pasur një dedikim gjatë gjithë jetës për çështjen kombëtare të shqiptarëve. Organizata ku Z. Mustafaj ka dhënë kontributin e tij përmes kapaciteteve të ndryshme dhe si kryetar gjithashtu është “Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan – NAAC” (Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan). NAAC ka qenë një nga organizatat më të zëshme dhe me ndikim para dhe gjatë luftës në Kosovë. Z. Mustafaj ka udhëhequr dy delegacionet, atë amerikan të kongresmenëve dhe atë të anëtarëve të Bordit në Samitin e Rambujesë, Francë në 1999. Ndër aktivitetet e tjera ai gjithashtu ka takuar ish Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë në mënyrë që të ketë strategji në sensibilizimin e publikut amerikan për Kosovën.
