Loading...

Artiona është arkitekte e teknologjive Cloud dhe pjesë e skuadrës Presales në Google Cloud për rajonin Gjermani, Zvicër, Austri. E diplomuar në Inxhinineri Software në Gjermani dhe Itali, Artiona ka përvojë 8+ vjeçare në korporata internacionale si Hewlett-Packard, Hewlett Packard Enterprise, SAP dhe së fundmi Google. Gjatë 4 viteve të fundit është angazhuar intensivisht me teknologjitë e decentralizuara Blockchain gjatë kohës kur drejtonte skuadrën për zhvillimin e biznesit rreth teknologjive Blockchain për rajonin EMEA tek SAP si dhe si drejtuese e skuadrës Presales për rrjetin Marco Polo – një iniciativë e mbështetur nga 35 banka globale për transformimin e proçeseve Supply Chain Financing bazuar në teknologji të decentralizuara.

Artiona nisi rrjetin Blockchain Western Balkans në 2017 dhe deri më sot ka organizuar një serë eventesh edukative, trajnime, hackathons me një grup entuziast studentësh e profesionistësh. Prej vitesh kontribuon në komunitet si mentore e Techstars apo gjatë organizimit të eventeve me qëllim edukues. Përveç përditshmërise së punës tek Google, Artiona është anëtare bordi tek BerChain (Berlin Blockchain), një organizatë jofitimprurëse e cila synon të ndërlidhë grupet e interesave rreth teknologjive Blockchain në Berlin si dhe promovimin e qytetit të Berlinit si hub global në ketë fushë.