Arlinda Çausholli është gazetare, publiciste dhe eksperte komunikimi me më shumë se 20 vite përvojë profesionale.
Ajo është themeluese e “Fit For Future”, një program komunikimi dhe zhvillimi personal i krijuar në vitin 2013, i cili përqendrohet në përmirësimin e aftësive të komunikimit të qytetarëve dhe qasjen pozitive ndaj vetes dhe shoqërisë. Nëpërmjet “Fit For Future”, pjesëmarrësit janë ndikuar dukshëm për një zhvillim profesional ,personal, si dhe rritje e fuqizim në lidership.
Çausholli është një mentoruese e të rinjve dhe jo vetëm, dhe gjithashtu folëse në Tedx në Itali dhe Kosovë.
E filloi karrierën e saj në gazetari në vitin 1993, duke mbuluar zhvillime kyçe në periudhën e tranzicionit politik shqiptar. Punoi, me Gazetën Shqiptare, Associated Press, Corriere della Sera dhe aktualisht në Tirana International Airport.
Çausholli është këshilltare strategjike e komunikimit, dhe ka punuar me projekte të ndryshme të mbështetura nga Qeveria e Zvicrës, Programet USAID dhe nga Delegacioni Evropian në Shqipëri.
Ajo është diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi, si dhe ka një Diplomë Master në Shkenca Komunikimi si Studente e Ekselencës.
Ajo është nominuar si Ambasadore e World Vision Albania & Kosovo, duke ndihmuar e rritur ndërgjegjësimin për fëmijët me aftësi të kufizuara, sidomos në zonat rurale të vendit.
Arlinda Çausholli është autore e librit Çizmet e Verdha, e publikuar nga Shtëpia Botuese Toena. Libri përmban histori të shkurtra me përmbajtje social-kulturore dhe problematika të ndryshme njerëzore.
Në 2019, ajo u nderua me çmimin “Gratë që ndryshojnë Shqipërinë”, për përkushtimin ndaj çështjeve të shumta shoqërore.