Loading...

Amarildo Çeka mban një Bachelor të Shkencave në Biokimi me një përqendrim në avokimin e të drejtave të njeriut dhe një MBA me një fokus në menaxhimin Shëndetësor nga Kolegji Utica në Utica NY. Ai posedon një Certifikatë Profesionale ë Lidershipit Ekzekutiv nga Universiteti Cornell dhe një Certifikim të Lidershipit Ekzekutiv nga Universiteti i Harvardit. Amarildo është Ambasadori i parë i Rinor që ka përfaqësuar Shqipërinë në Kombet e Bashkuara. Gjatë kohës që ishte në Shtetet e Bashkuara, Amarildo ka qënë anëtar bordi në  United Way of the Valley & Greater Utica Area duke shërbyer si një lider i ri. Ai u kthye në Shqipëri e tij për të shërbyer si këshilltar i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pjesë e programit LEAD Albania. Ai ka qenë i angazhuar me Germin në baza vullnetare që nga qershori dhe tani do të drejtojë përpjekjet e Germin për të shtyrë përpara axhendën e diasporës në Shqipëri.