Loading...

Ajo ka një diplomë Ndërkombëtare Bacalaureate nga United World College of the Atlantic, në Mbretërinë e Bashkuar në 2005. Poashtu ka një Diplomë Bachelor në Ekonomi: Financa dhe Tregtinë Ndërkombëtare nga Dartmouth College në Hanover, New Hampshire, Në vitin 2009 në SH.B.A., ajo prezantoi tezën: “Ekonomitë në Tranzicion: Performanca dhe Sfidat e Reformave. Rast Studimi empirik: Shqipëria”. Znj. Shkodrani është një Davis UWC dhe Scott International Scholar. Nga 2011 në 2015, ajo ka punuar në Vodafone Albania si një Specialiste e Përputhshmërisë, një pozicion i mbajtur paralelisht me Menaxhimin e Projektit për fillimin e Vodafone, M-Pesa SHPK si një Institucion Parave Elektronike në Shqipëri. Nga 2015-2018, ajo ka punuar si Menaxhere e Projekteve dhe Produkteve në Vodafone M-Pesa SHPK.

Nga janari 2018, znj. Shkodrani është pjesë e EasyPay SHPK, në pozicionin e Shefes së Operacioneve që punon vazhdimisht në zgjerimin e kompanisë dhe zhvillimin e mëtejshëm në përfshirjen financiare inovative dhe zgjidhjet inovative të pagesave. Ajo ka udhëhequr shumë projekte ndërkombëtare si Koordinatore e një Projekti për Zhvillimin e Mikrofinancave në Akra, Ganë, dhe ajo ka qenë një Asistente e Fakultetit për një periudhë 4 vjeçare në Dartmouth College, SH.B.A., dhe ka qenë një vullnetare dhe udhëheqëse studentore për Shërbimin Social për Komunitetin në luginën e zonës Glamorgan, në Kolegjin e Bashkuar Botëror të Atlantikut në Uells, Mbretëria e Bashkuar; përveç kësaj ajo mban një numër kualifikimesh nga trajnimet në zhvillimin ekonomik, pajtueshmërinë dhe LPP / LFT.