Eriola Sovali, LLM është avokate e cila ka punuar mbi 6 (gjashtë) vite si juriste në sektorin publik dhe privat në Shqipëri. Më tej, në vitin 2015 ajo është specializuar në fushën e të Drejtës Europiane dhe Ndërkombëtare pranë Europa- Institut, Universiteti i Saarland, Gjermani. Fokusi i specializimit të saj ka qenë mbrojtja e të drejtave të njeriut si dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Aktualisht punon si Koordinatore Politikash pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë për Shqipërinë “ICC Albania” përmes Programit të GIZ „Migracioni dhe Diaspora“ për Profesionistët e Kthyer. Fusha e ekspertizës së saj është arbitrazhi ndërkombëtar dhe e drejta europiane. Ajo është gjithashtu doktorante pranë Fakultetit Juridik, Universitetit të Saarlandit me fushë studimi proçesin e rregullt ligjor në proçesin e arbitrazhit.
