Dr. Mentor Bilali është me prejardhje nga Breznica, komuna e Bujanocit, por, prej vitesh familja e tij është shpërngulur në Gjilan. Në moshën 4-vjeçare kishte migruar në Zvicër. Shkollën fillore e ka të kryer në Reiden të Kantonit të Lucernit. Gjimnazin e ka përfunduar në Sursee, në po këtë kanton.
Fakultetin e Mjekësisë e ka mbaruar pas 6 vjetësh studime në vitin 2008 në Universitetin e Baselit.
Specializimin e parë të mjekësisë interne e ka kryer në Klinikën universitare në Aarau (AG). Specializimin e dytë në gastroenterologji dhe hepatologji në Klinikën Universitare të Cyrihut, e ka përfunduar vjeshtën e vitit 2018. Në po këtë spital eshte duke punuar edhe si kryemjek (Oberarzt).
Nga 01.01.21 eshte zgjedhur shef i klinikes se Gastroenterologjise dhe Hepatologjise ne Spitalin Oberaargau ne Langenthal dhe ordinances Gastroenterologie Oberaargau ne Langenthal, Bern.