Dajana Berisha është Drejtore Ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare – FIQ. Me një formim të larmishëm akademik dhe profesional ndërkombëtar, Dajana u bashkua me forumin në Shkurt 2013 për të udhëhequr zhvillimin e tij. Përvojat e saj të mëparshme profesionale përfshijnë politikë-bërjen në fusha si punësimi, migrimi, mirëqenia sociale, ndërmarrësi për të mbështetur politikat aktive të punësimit të kombinuara me ndihmën ekonomike për zbutjen e varfërisë. Dajana është diplomuar në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë, ka një master në Migracionin dhe Zhvillimin Ndërkombëtar në Universitetin e Sussex, shumë specializime të tjera profesionale në të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe ligjet humanitare, udhëheqjen ekzekutive të OJQ-ve dhe është arsimuar në Shqipëri, Britani të Madhe, Danimarkë, Suedi dhe Shtetet e Bashkuara.
Vizioni i Dajanës për forumin ka qenë të fuqizojë FIQ përmes fuqizimit të partnerëve të saj lokalë me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për t’i mundësuar atyre që të marrin vendime më të mira, të punojnë drejt qëndrueshmërisë dhe të rrisin kapacitetet e tyre të avokimit.
Znj. Berisha gëzon shtetësi të dyfishtë shqiptare dhe amerikane, ka jetuar dhe punuar në Shqipëri, SHBA, Britani të Madhe, Vendet Skandinave dhe prej disa vitesh jeton e punon në Kosovë.