Çelik Nimani është Partner dhe CEO i Frakton, kompani softuerike e specializuar në krijimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve për web dhe pajisje mobile për biznese të ndryshme në fushën e Shëndetësisë, Telekomunikimit, eCommerce, Data Mining, etj. Ai është gjithashtu bashkëthemelues i disa start-up kompanive si: Webeye, AstraHR, WHALT GmbH, Zombie Soup, etj.
Çeliku ka një përvojë prej mbi 14 vite në role dhe eksperienca të ndryshme, që përfshijnë udhëheqjen dhe menaxhimin e bizneseve, e poashtu edhe themelimin dhe rritjen e tyre apo lansimin e produkteve të reja. Ka qenë një prej personave të parë që ka themeluar Innovation Centre Kosovo – ICK, duke e zhvilluar nga zero deri në dorëzimin si projekt për menaxhim nga stafi lokal, pastaj ka organizuar evente për start-up dhe ndërmarrës të rinjë duke qene organizator i Startup Weekend, duke influencuar mbi 300 persona, ku shumica prej tyre sot udhëheqin apo janë pjesë e kompanive më të suksesshme teknologjike në Kosovë, ka ndikuar dhe influencuar shumë organizata dhe startup në rajonin e Ballkanit, etj.
Mban diplomë Bachelor nga Fakulteti Teknik i Universitetit të Prishtinës, ndërsa vazhdimisht ndjek kurse online për zgjerim të njohurive nga platformat e njohura si Udacity, Udemy, eDX, etj, si rezultat i asaj që është përkrahës i metodave moderne të edukimit kundrejt atyre tradicionale. Në mes tjerash, për vite me radhe vazhdon të jetë edhe mentor për start-up të ndryshëm në Kosovë e rajon dhe përmes ScaleupKS në menyrë vullnetare të përkrahë edhe zhvillimin e kompanive të IT-së në Kosovë.