Blerta Thaci është Drejtoreshë Ekzekutive e Open Data Kosova. ODK dizajnon, zhvillon dhe krijon zgjidhje digjitale për një portfolio të gjerë të partnerëve, ndër të cilët janë edhe institucionet publike të Kosovës. Kjo ekspertizë në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, ju ofron partnerëve mjete dhe njohuri që të mbështesin vendimmarrjen dhe politikë-bërjen të bazuar në të dhëna. Me një ekip të ri dhe të pasionuar për të sjellur ndryshime, ODK gjithashtu përfshinë mijëra të rinjë në ngritjen e kapaciteteve të tyre në industrin e teknologjisë. Ajo studioi Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës. Themeluese e Girls Coding Kosova. Punoi si zhvilluese softueri në Zombie Soup. Në mesin e cmimeve si FIDES për filantropi, Women in ICT nga ICT Awards, ajo gjithashtu në vitin 2018 u listua në Forbes 30 Under 30 për punën e saj në ODK si nismat më të suksesshme për kontributin në përmirësimin e Ligjit dhe politikëbërjes në Evropë.
