Taulant Hoxha ёshtё njё aktivist i shoqёrisё civile nga Kosova. Pёr mё shumё se dy dekada ёshtё aktiv nё nisma tё ndryshme qytetare, individuale e tё organizuara. Nga viti 2007 ka shёrbyer nё pozita tё ndryshme nё Fondacionin Kosovar pёr Shoqёri Civile (KCSF), ku nga viti 2018 shёrben si Drejtor Ekzekutiv. Taulanti ka marrё pjesё aktive e ka udhёhequr nisma tё shumta avokuese tё lidhura me mbrojtjen dhe pёrparimin e hapёsirёs qytetare nё Kosovё, si dhe ka kontribuar nё shumё nisma tё shoqёrisё civile e grupe tё ndryshme tё ekspertёve nё rajon e mё gjerё. Aktualisht e kryeson Bordin e Platformёs CiviKos, rrjeti mё i madh i shoqёrisё civile nё Kosovё, si dhe ёshtё Zv. Kryesues i Bordit tё Rrjetit Ballkanik pёr Zhvillim tё Shoqёrisё Civile (BCSDN). Taulanti ka kordinuar shumё projekte hulumtuese dhe ёshtё autor i dhjetra studimeve, dokumenteve tё politikave, komentarёve e artikujve, si dhe ka mbajtur qindra prezantime e trajnime nё tema tё ndryshme tё lidhura me zhvillimin e shoqёrisё civile. Ёshtё i diplomuar nё Shkenca Politike.
