Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasador i SHBA në Republikën e Shqipërisë në Janar 2020. Një diplomate karriere, Ambasadori Kim ka punuar në politikat e jashtme kryesore dhe sfidat e sigurisë kombëtare në të gjithë Evropën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ajo ka shërbyer si drejtore e Çështjeve të Evropës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin e gjerë të Mesdheut Lindor, si dhe drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Ajo ka shërbyer gjithashtu më parë si Shefe e Shtabit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtor i Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ajo ka qënë ndihmëse speciale i sekretarit Colin Powell si dhe asistente speciale i ndihmës sekretarit të shtetit për çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Misionet e saj jashtë shtetit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim mban një B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil. nga Universiteti i Kembrixhit.
