Visar Vokrri është ekonomist i cili aktualisht mban pozitën e Drejtorit Programor në Institutin Riinvest, ndërsa më herët ka punuar në organizata të ndryshme, si në sektorin privat dhe atë publik në Kosovë, përfshirë sektorin bankar, procesin e privatizimit në Kosovë, projektet e UNDP, BERZH, Bankën Botërore dhe Qeverinë e Kosovës. Për më tepër, Visari ka qenë i angazhuar në aktivitete të ndryshme kërkimore dhe avokuese në lidhje me qeverisjen e hapur, potencialin eksportues të Kosovës, zhvillimin e tregut në industri të ndryshme dhe shumë projekte të tjera që lidhen me zhvillimin e sektorit privat. Visari ka përfunduar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës në fushën e menaxhmentit ndërsa studimet postdiplomike në Universitetin e Nottingham-it në Mbretërinë e Bashkuar në fushën e zhvillimit ekonomik dhe analizës së politikave ekonomike. Për më tepër, Visari ka mbaruar studimet e doktoratës në ekonomiks në Universitetin “Università Politecnico delle Marche” në Ancona të Italisë. Ai gjithashtu është i angazhuar si ligjërues universitar që nga viti 2014 duke mbuluar module të ndryshme në fushën e ekonomiksit. Përveç gjuhës shqipe, Visari flet rrjedhshëm gjuhën Angleze dhe atë Serbe.
