Suela Kalia ka kryer studimet universitare në Shkenca Politike me fokus Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Bolonjës në Itali. Më tej, ajo është specializuar në studime mbi Ekonominë e Zhvillimit dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Universitetin e Romës, Tor Vergata. Fushat e saj të ekspertizës janë: Migracioni dhe Diaspora, Shteti i së Drejtës, Të Drejtat e Njeriut, Zhvillimi lokal e ndërkombëtar. Ajo ka jetuar 14 vite në Diasporë (midis Italisë dhe Gjermanisë) ku është formuar nga ana akademike dhe profesionale duke bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare. Prej vitit 2017, ka punuar si Profesioniste e Kthyer me programin e GIZ me organizata të shoqërisë civile dhe pranë Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, duke kontribuar në cështjet e angazhimit dhe zhvillimit të diasporës. Aktualisht është këshilltare pranë GIZ në Shqipëri për Profesionistët e Kthyer dhe Bashkëpunimin me Diasporën – Programi Global Migracioni dhe Diaspora.
