Orani eshte një artist dhe koncepcionist multimedial me seli në Hamburg, Gjermani.
Shuk Orani ka ekspozuar krijimtarine e tij artistike në Gjermani dhe më gjerë, duke marrë pjesë në ekspozita dhe panaire arti në të shumë vende evropiane, SHBA, Kinë (Azi) dhe Afrikë. Ndër të tjera ai ishte njëri nga artistët më të dalluar të ftuar në MOCA – Museum Of Contemporary Art – Pekin, Muzeun e Luvrit Paris *, Ne Galleria Farini Concept – Itali…
Disa nga projektet e tij të para u realizuan me kërkesë nga hotelet luksoze, si dhe te design hoteleve, gjithashtu dhe studiove të ndryshme të artit, arkitektures dhe objekteve tjera kulturore. Ai gjithashtu bashkëpunoi për tejkalimin e kufijve, duke realizuar vepra arti për disa grupe teatri. Orani gjithashtu ka disa koncepte arti të krijuara dhe realizuara në botë te cilat qendrojne te integruara, disa nga ato me dekada!.., disa prej të cilave janë integruar në institucione dhe shtete të ndryshme.
Kryesisht duke punuar me piktura vaji në kanavacë, ai ka pasur një sërë krijimesh grafike dhe dixhitale, skulptura, fotografi të cilat shpesh i japin artdashësit përshtypjen e një rrufeje intime ndaj produktivitetit të vazhdueshëm, shumëngjyrësh në shkallë të gjerë dhe me nje dozë të spikatur erotike.
Vetë Orani është i frymëzuar nga natyra dhe mjedisi shoqeror pozitiv si dhe nga aftësia krijuese e njeriut modern. Ai beson thellë në art. Orani poashtu reprezentohet nga fondacione prestigjioze te artit ne bote. Njeherit eshte edhe pjese e dhjetera galerive dhe platformave te ndryshme te artit per artistet e arritur!
Per momentin ai eshte ne perfundim e siper te nje koncepti inovativ artistik qe do te integrohet ne nje qytet te njohur europian.
www.shukorani.com
Insta. shuk_orani
