Filloi të punojë si fotograf në 1992. Në 2003 përfundoi studimet e tij të fotografisë në Akademinë e Arteve të Bukura në Universitetin Mimar Sinan në Stamboll, ku aktualisht është duke përfunduar masterin në fotografi. Punimet e tij janë publikuar në shumë media ndërkombëtare, galeri dhe festivale dhe është shpërblyer me disa çmime ndërkombëtare.
Përveç punës së tij si fotograf, punon edhe si kinematograf, tutor filmi dhe kurator i programit të filmit të shkurtër në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar DokuFest në Prizren. Ka kuruar disa programe filmi për festivale të ndryshme të filmit me fokus filmat e shkurtër nga Ballkani dhe po ashtu ka shërbyer si anëtar jurie në shumë festivale filmi. Filmi i tij dokumentar i shkurtër “Në mes” ishte debutimi i tij si regjisor i cili pati premierën botërore në Berlinale si filmi i parë kosovar që konkurroi në këtë festival, pjesëmarrës në mbi 70 festivale dhe për më tepër ishte kandidat për Çmimin e Akademisë Evropiane të Filmit në vitin 2020.