Rexhep Ilazi është një profesionist i zhvillimit të bizneseve me 20 vjet përvojë pune dhe drejtues në programe të përqendruara në përmirësimin e konkurrencës së sektorit privat, mjedisin ekonomik dhe ndërtimin e kapacitetit të NVM-ve, si dhe aktorëve të tjerë ekonomikë, përfshirë shoqatat e industrive dhe organizatat joqeveritare.
Së fundmi, z. Ilazi shërben si Drejtues i sektorit te drurit ne Projektin e USAID-it Rritja permes eksportit. Para kesaj, prej vitit 2015 deri ne 2020, z. Ilazi ishte Drejtues i Ekipit në Projektin e USAID EMPOWER Sektori Privat në Kosovë me vlerën 15 milion dollarë duke ndihmuar në mbështetjen e sektorëve më konkurrues të Kosovës (druri/mobiljet dhe veshmbathjet) në zgjerimin e prodhimit, përmirësimin e efikasitetit dhe eksportin e produkteve në vendet evropiane. Më shumë se gjysma e bizneseve të asistuara nën udhëheqjen e tij arritën një treg të ri domethënës (Zvicër, Gjermani dhe Belgjike).
Gjatë viteve 2004-2013, z. Ilazi udhëhoqi komponentin e zhvillimit të bizneseve dhe ishte pjesë e Ekipit Menaxhues të projektit 25 milion dollarëve të USAID-it në Serbi. Gjatë këtijë angazhimi, z. Ilazi mbikëqyri aktivitetet e vijës së ndihmës teknike për NVM-të që ishin të fokusuar në sektorët es modës dhe tekstilit, dru/mobilje, turizëm, dhe industri ushqimore/agropërpunuese.
Z. Ilazi kaloi katër vjet, prej vitit 2000 deri 2004, duke punuar me organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, Liberi, Maqedoni dhe Serbi.
Z. Ilazi është i lindur në Vranje, Serbi, në vitin 1977. Është i martuar dhe ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Ka te mbaruar masterin ne SEEU, Tetove, drejtimi i menaxhmentit.