Loading...

Iniciator dhe bashkëthemelues i “Pro Integra” (prointegra.ch) Qendrës profesionale për migracion dhe i kompetencës shqiptaro-zvicerane.

Është aktiv edhe në jetën shoqëroro-politike: Bartës i mandateve politike: Deputet kantonal (2006 – 2009 / 2015 – 2017) dhe asamblist në qytetin Shafhausen (2013 – 2015). Është bashkë-iniciues e bashkëthemelues i strukturës së migrantëve socialdemokratë të Zvicrës (2011). Që nga viti 2017 është zgjedhur vet i dyti si përfaqësues i migrantëve/eve socialdemokrat/e në drejtorinë ekzekutive të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës.

Nga viti 2010 ai ka punuar si sekretar sindikal për migracion në Unia, përgjegjës për anëtarët e Evropës Juglindore (Ballkanit Perëndimor).

Më parë, ai ka punuar si drejtues i punës së hapur me rini, në OJA Zurich Affoltern. Nga viti 1995 deri në vitin 2005 punoi si bashkëpunëtor projektesh në Shërbimin Psiko-Social të Organizatës së Azilit pëtr Kanton të Cyrihut. Gjatë kësaj kohe, krahas veprimtarisë profesionale ai studioi dhe u diplomua si animator socio-kulturor në HFSKA Zurich. Para se ai përfundoi trajnimin në fushën psiko-sociale kreu sukseshëm një kurs post-universitar në programimin neuro-liguistik NLP (Neurolinguistische Programieren), pas të cilës ai arriti të bëhet trajner për përpunimin psikologjik të ngjarjeve traumatike.

Ka referuar shpesh në temën e integrimit dhe migrimit, shkëmbimin ndër- dhe trans-kulturor dhe ka ligjeruar mbi të dhënat specifike dhe karakteeristikat e vendit të origjinës.

Ai ndër të tjera ka punuar edhe një numër të projekteve të zhvillim-bashkëpunimit në Evropën juglindore, që kishin të bënin me punën me komunitet si dhe me përpunimin e traumave. Si një person transnacional, ai vazhdon të angazhohet intensivisht për pjesëmarrjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit midis vendeve dhe shoqërive përkatëse.

Gjuhët e tij të punës janë shqip, gjermanisht, serbo-kroatisht