Lindur dhe rritur ne Tirane, Ori, ndoqi studimet e larta per Bioinxhinieri ne Universitetin e Kalifornise, Berkeley, nga ku u diplomua me High Honors. Papritur ne Silicon Valley, Ori, nderkohe qe aplikonte pasionin e tij duke studiuar e duke bere pune kerkimore ne bioinxhinieri, mori nje ekspozim ekstensiv edhe ndaj sipermarrjes dhe mentalitetit te nevojshem per te ngritur pyetje ndaj status quo-se. Pas diplomimit Ori kaloi neper disa eksperienca pune, ne korporata te medha si Genentech dhe Illumina, apo edhe ne start up si Protein Fluidics. Tashme “on leave of absence” nga programi elitar Leaders for Global Operations ne Massachusetts Institute of Technology, Ori po ndjek nje sere projektesh ne Tirane per te mundesuar fortesimin e nje ure shkembimi njohurish midis dy lokaliteteve qe kane pervijezuar jeten e tij: Silicon Valley dhe Tirana
