Loading...

Dr. Mimoza Hysa është përkthyese, shkrimtare dhe studiuese shqiptare. Ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Italiane në Universitetin e Tiranës, si dhe për Kulturë dhe Letërsi Italiane në Siena, Itali.

Si përkthyese letrare ka sjellë në shqip mbi tridhjetë vepra të autorëve të rëndësishëm të letërsisë italiane. Si shkrimtare është autore e katër vëllimeve në prozë: “Koha e erës”, 2004, “Vend/imi”, 2007, “Histori pa emra”, 2008, “Bijat e gjeneralit”, 2019, si dhe autore e studimit të parë monografik mbi krijimtarinë e Isuf Luzajt: “Esenca dhe ekzistenca e Isuf Luzajt”, 2010. 

Fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare si: Çmimin “Ernest Koliqi” për tregimin më të mirë, 2004, Çmimin e madh të karrierës për Përkthyesin e huaj të vitit 2014, dhënë nga Ministria e Trashëgimisë dhe Aktiviteteve Kulturore të Italisë, Çmimin e Përkthyeses së Vitit 2018, dhënë nga Akademia Kult, Shqipëri, etj.

Në vitin 2015 ka mbajtur detyrën e Këshilltares së Ministrit të Kulturës për çështjet e librit, dhe për katër vite ka drejtuar Drejtorinë e Krijimtarisë së Fjalës dhe Përkthimin pranë Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë. Nga viti 2019  drejton Qendrën e Botimeve për Diasporën, institucion në varësi të Ministrit të Shtetit për Diasporën në Shqipëri, me mision mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë.