Mark Kosmo (kryetar) Boston, Massachusetts, SH.B.A. i përket shqiptarëve të brezit të tretë në Sh.B.A. ku ai ka punuar për pjesën më të madhe të jetës së tij. Marku mban një Ph.D. në Ekonomi nga Universiteti i Wisconsin, dhe bëri diplomën e tij universitare në Ekonomi dhe Matematikë në Universitetin e Massachusetts në Amherst. Gjatë karrierës së tij profesionale, Z. Kosmo ka punuar për më shumë se 10 vjet në Bankën Botërore në Washington D.C., si një ekonomist i mjedisit dhe energjisë gjatë së cilës kohë ai gjithashtu jetoi dhe punoi gjerësisht në Shqipëri nga 1992-1999. Z. Kosmo ka qenë aktiv në Diasporën Shqiptare për gati tre dekada dhe aktualisht shërben si Kryetar dhe Themelues i Fondacionit Shqiptarët Global (GAF) dhe Kryetar i Germin, të dy me të cilët ai ka kryesuar që nga fundi i vitit 2018. Ai është gjithashtu Kryetari dhe Themeluesi i Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane të Massachusetts “Besa” (MAASBESA) e cila u themelua në 2006 në Boston.
