Lulzim Veliu është lindur, rritur dhe shkolluar në Prishtinë. Nga viti 1993 jeton në Gjermani, ku ka qenë nismëtar dhe krijues i disa organizatave joqeveritare të suksesshme, pjesëmarrës në organizime të dhomave ekonomike gjermane në Berlin dhe Köln, si dhe pjesë e rrugëtimit të tyre ne Gjermani, Shqipëri dhe Kosovë. Ai është bashkëthemelues në disa kompani si psh. Smart Albania në Shqipëri dhe Smart Home Europe në Kosovë.
Në vitin 2015 së bashku me veprimtarë të tjerë themeluan Shoqatën Kulturore Integrative IDENTITET në Dyseldorf. Nga viti 2018-2020 në bashkepunim me GIZ është angazhuar disa herë si ekspert i diasporës ne Shqipëri dhe Kosovë duke ofruar trajnime në dy shkolla profesionale në Kosovë dhe në Universitetin Polis ne Tiranë. Në vitin 2020, përmes shoqatës Identitet dhe në bashkëpunim me shoqaten lokale Gratë në Shërbim Publik drejtoi projektin Hap pas Hapi për fuqizimin e grave në biznes në rajonin e Elbasanit, projekt për organizatat e diasporës, financuar nga GIZ.
