Loading...

Prof. Dr. Luljeta Minxhozi u emërua Zëvendës Guvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë në 9 Janar 2019. Ajo u bashkua me Bankën si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës në Dhjetor 2018. Prof. Dr. Minxhozi u diplomua për Ekonomi në Universitetin e Tiranës, në 1982 dhe mban titullin Profesor që nga viti 2011. Midis 1982 dhe 2017, ajo ndoqi një seri programesh akademike në universitete të njohura Evropiane. Karriera e saj e mësimdhënies filloi në 1982, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, për tu pasuruar më vonë me përvoja të tjera mësimore në një numër universitetesh. Veçanërisht, ajo shërbeu si Dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin Evropian të Tiranës gjatë periudhës 2008 – 2018 dhe si Prorektore e Universitetit Luarasi në 2018. Gjatë gjithë përvojës së saj të gjerë akademike, Prof. Dr. Minxhozi ka qenë e angazhuar si profesoreshë kryesore në lëndë të ndryshme të ekonomisë dhe financave në një numër universitetesh në Shqipëri dhe jashtë saj. Bibliografia e saj e pasur e punimeve përfshin studime të shumta ekonomike, artikuj shkencorë, botime akademike, tekste universitare dhe monografi. Ajo gjithashtu ka mbajtur një seri të ligjëratave në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në debatin akademik dhe ekonomik.