Linda Arifi u lind dhe u rrit në Baselland, Zvicër, ndërsa është me prejardhje nga Kërçova. Profesioni i saj është lidhur me IT, si specialiste në drejtimin të System Engineering. Me pozitë është si Global Application Manager, ku punon në departamentin e Informatikës në një bankë private në Zvicer.
Ajo ka themeluar shoqaten jofitimpruese Brezi Ynë në Zvicër në vitin 2014, e cila është shoqata e parë në Zvicër që ka prezantuar kulturen shqiptare në mënyrë moderne duke mbështetur artistët e rinjë në trevat shqiptare dhe në Zvicër.