Loading...
Ledja Liku, lindur ne 21 dhjetor në Tiranë, producente ekzekutive në televizionin Top Channel. Ka nisur angazhimin në media në vitin 2003, në Top Channel. Ka punuar në redaksinë e emisionit “Fiks Fare”, më pas në festivalin Top Fest 2005-2012, si dhe në redaksinë e lajmeve në produksion nga viti 2006-2016, e agazhuar edhe në produksion në transmetimet live në zgjedhjet 2007,2009,2011,2013,2015. Producente Ekzekutive dhe autore e turneut veror 2012-2015 “Summer Fest”, Producente Ekzekutive e game show “Minute to win”, Autore e Dokumentarit në vitin 2013 ” Vaçe Zela, Jeta përtej një miti” Autore e Formatit dhe Producente Ekzekutive 2018-2020 e talent show “Top Talent”, Autore prej Shkurt 2019 e emsionit “Diaspora” ka realizuar 95 intervista me shqiptare që jetojnë në çdo vend të botës. Autore e formatit dhe producente e “Oferta më e mirë” format i dedikuar marketingun. Autore e “Shqiptarët e Amerikës” Netor 2020 cikël reportazhesh me shqiptarë që jetojnë në Amerikë.